13-vjeçari u qëllua për vdekje nga shoku i tij i ngushtë

Ngjarja ndodhi të shtunën

Një adoleshent në Teksas u qëllua tragjikisht për vdekje nga shoku i tij i ngushtë, të shtunën në shtëpinë e një shoku tjetër të tyre në Pasadena.

Gabriel “Gabe” Fernandez, 13-vjeçar ishte qëlluar në kokë, derisa një grup djemësh luanin me një revole të mbushur, bëri të ditur e ëma e djalit, Jennifer Valdez për ABC News.

Valdez, 37-vjeçare, nuk mundi të ndalonte lotët, kur djali i saj i madh ia dha lajmin, shkruan Daily Mail, përcjell rtv21.tv

Gjatë tragjedisë së vdekjes së djalit të saj, Valdez tregoi për pikëllimin që ndjeu për djalin që aksidentalisht e vrau atë, emri i të cilit nuk është zbuluar.

“Ai e deshi djalin tim. Ishin shokë të ngushtë. Gjithë jetën ai ka për të jetuar me faktin se ka vrarë shokun e tij të ngushtë. Ndjej keqardhje edhe për të.. Edhe ai është vogëlush.”, tha Valdez.

Djemtë menduan se revolja ishte shkarkuar, sepse fishekët ishin larguar.

Adoleshenti që e vrau aksidentalisht shokun jeton me gjyshërit e tij dhe ata nuk mbajnë revole. Policia po e heton rastin./21Media

Back to top button