“Vendimi për lirimin e Ramushit ishte i pritshëm”

Ardian Gjini ka thënë se vendimi për lirimin e Ramush Haradinajt ka qenë i pritshëm

Anëtari i AAK-së, Ardian Gjini në “Click” të RTV21 duke folur rreth lirimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze ka thënë se vendimi për lirimin e liderit të AAK-së ka qenë i pritshem.

Tutje Gjini tha se se lidhje me liderin e AAK-së kanë ndodhë disa raste që kanë bërë që të gjithë të kenë kujdes me atë se çfarë po ndodhë më të dhe Gjini mori si shembull rastin se si Haradinaj është personi i vetëm që është gjykuar dy here në tribunal të hagës dhe asnjë person tjetër nuk ka kaluar në atë sfidë.

Në fund Gjini tha se procesi ka përfunduar mirë dhe se janë të të gëzuar me lajmin e lirimit të liderit të AAK-së.

Ndryshe sot Ramush Haradinaj është liruar nga autoritetet franceze të cilat refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradim./21Media

Back to top button