Policia arreston 27 vjeçarin

Policia arreston 27 vjeçarin

Në aksin Korçë-Elbasan, një 27 vjeçar ka çarë tre postblloqe policie për t’i shpëtuar arrestimit sot në mëngjes. Gjatë arratisjes, ai përplasi disa makina duke lënë të plagosur 5 persona, mes të cilëve edhe një efektiv policie.

Protagonist i ngjarjes është Aldiron Shehu nga Gjirokastra, person që rezulton në kërkim për kultivim e shitje të narkotikëve.

Policia e Shqipërisë arriti ta arrestojë Shehun, dhe nga sekuestroi disa targa automjetesh që po verifikohen, në veturën e tij./21Media