Zharku viziton punimet në Kçiç dhe Koshtovë

MI financon 70 % të projektit për ndërtimin e rrugës në Vërnicë

Ministri në largim i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë vizituan punimet e dy projekteve rrugore në komunën e Mitrovicës.

Zharku vizitoi fillimin e punimeve të asfaltimit të rrugës në fshatin Kçiç i Vogël, projekt ky i financuar nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë prej 171 mijë e 580 euro, me një gjatësi prej 1 mijë e 623 metra dhe gjerësi prej 5 metra.

Më pas, ai vizitoi projektin tjetër infrastrukturor, asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Kushtovë me rrugën nacionale N2, i cili po ashtu, është financuar nga MI në vlerë prej 231 mijë euro e 149.21 eurosh, me një gjatësi prej 1656 metrash dhe me gjerësi prej 5 metrash.

Zharku theksoi përkushtimin e MI-së dhe Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë vendin.

Ministria e Infrastrukturës është duke financuar 70 % të projektit për ndërtimin e rrugës në fshatin Vërnicë së bashku me komunën e Mitrovicës. Vlera e këtij projekti është 452 mijë e 869 euro./21Media

Back to top button