Mustafa: Nuk krenohemi me tokat e malet, krenohemi me punën!

Mustafa ka thënë se do të bëjnë ndryshime në vend që Kosova të ndihet krenare

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka thënë se zoti ia ka falur Kosovës, tokat dhe malet dhe se nuk krenohen me to pasi që nuk i kanë krijuar vet, por krenohen me punën dhe ndryshimet që do t’i bëjnë në vend.

“Ne nuk krenohemi me tokat e malet e me pasuritë minerale që ka Kosova. Këto na i dha zoti e nuk i krijuam vet. Ne krenohemi me punën tonë, me dijen tonë dhe me ndryshimet që i bëjmë. Prandaj do të bëjme edhe më shumë që Kosova të ndihet krenare. Krenare me LDK-në”, ka thënë Mustafa./21Media

Back to top button