4 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi ishte bërë nga Mustafa dhe Vuçiq

Sot bëhet katër vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Takimi ndërmjet kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësi.

Kjo sipas ndërmjetësueses, Federica Mogherini ishte arritur rreth orës 2 pas mesnate. “Rezultat i mrekullueshëm në rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë! Faleminderit të dyja palëve”, kishte shkruar ajo në rrjetin social Twitter.

Pas takimit, Mustafa kishte thënë se marrëveshja mundëson funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në Kosovë.

I pyetur nëse janë diskutuar tema të tjera në dialog, Mustafa kishte thënë se nuk ka pasur kohë për të tilla.

Ai kishte shtuar se nuk do të hapen tema të reja, pa u shuar institucionet paralele në veri me theks të veçantë, Mbrojtja Civile.

Ndërkohë, kryeministri i atëhershëm serb, Vuçiq kishte thënë se me arritjen e marrëveshjes fiton Serbia dhe serbët e veriut, të cilët nuk do të mund të mbipërfaqësohen pasi që Gjykata e Mitrovicës do të ketë 9 prokurorë shqiptarë e 9 serbë.

Përfaqësuesja e BE-së, Mogherini, në anën tjetër kishte bërë me dije se dy kryeministrat madje do të punojnë bashkë edhe rreth çështjes së migrimit ilegal të kosovarëve.

Back to top button