“Qëllimi ynë është të marrim rekomandim pa kusht deri në vjeshtë”

Han dhe Zaev janë takuar sot

Deri në fillim të korrikut do ta publikojmë planin aksionar “udhërrëfyes” qëllimi i të cilit është që deri në vjeshtë të hiqet rekomandimi me kusht për fillim të negociatave me BE, deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas takimit me eurokomisarin Han, shkruan Tv21.tv

Han nga ana tjetër vlerësoi se është i gëzuar që qeveria e re është përkushtuar ndaj reformave. Mes tjerash eurokomisari Han theksoi se BE është e përgatitur që ta përkrahë Maqedoninë, në aplikimin e reformave urgjente dhe kthimit të saj në rrugën drejt integrimeve euroatlantike./21Media

Back to top button