Barkley grushtohet në një bar

Mesfushori anglez i Evertonit Ross Barkley akuzohet të ketë nxitur sulmin ndaj tij që ka ndodhur në një bar

Avokatët e futbollistit deklaruan: “Ne mund të konfirmojmë se Ross ishte viktimë e një sulmi të pa provokuar nga një i huaj që iu afrua atij mbrëmjen e dielë”në një intervistë për BBC-në.

Pamjet nga kamerat e sigurisë u bënë publike ku shihet Barkley duke biseduar me të panjohurin para se të grushtohej në fytyrë, shkruan rtv21.tv.

Incidenti ka ndodhur në barin Santa Chupitos në Liverpool, dhe pronari i barit ka konfirmuar se përsoni që ka bërë publike pamjet është pushuar nga puna.

Më poshtë mund të shihni videon nga kamerat e sigurisë ku shihet incidenti në momentin e grushtimit./21Media

Back to top button