A do ta linit punën për 1 milion funte?

1 milion funte janë shumë para, aq sa dikush nuk do t’i ketë gjatë gjithë jetës së tij

Sipas një studimi të bërë në Britaninë e Madhe, 45% e britanikëve do të pensionoheshin menjëherë po të pranon 1 milionë funte ose më pak. Për 2 milionë 53%, ndërsa për 10 milionë funte do të pensionoheshin 66% e punëtorëve.

Në studim janë pyetur punëtorët se sa do të duhet të pranonin, në mënyrë që t’i thoshin lamtumirë punës, dhe mirësevjen lirisë, shkruan rtv21.tv.

Studente (16)

Një milion nuk është as afër. Ndoshta 8. Do të blija shumë kozmetike dhe prindërve një shtëpi. Me paratë tjera të mbetura do të tentoja të takoja Justin Bieber.

Financier profesional (41)

Nuk mund të bësh asgjë me një milion. Nuk mund të blesh as një shtëpi. Mendoj se do të më nevojiteshin 30 deri në 50 milionë për t’u pensionuar. Do të ishte mirë po të mi dhuronte dikush një milion, do t’i investoja në hapjen e ndonjë biznesi, por një milion do të harxhoheshin në 10 vite.

Kopshtare (58)

Njerëzit duhet të punojnë, apo jo? Duhet të bëni diçka. Nuk duhet të rrini vetëm ulur me plot para, mund të jetoni me 20 mijë funte në vit. Unë nuk udhëtoj, andaj kjo e zvogëlon shumën për shpenzim.

Aktor (28)

Në Londër mendoj se do të ishte e vështirë. Unë jam nga Uellsi verior, aty mund të blesh një kështjellë me këto para. Për t’u pensionuar do të duheshin 2 milionë, mirëpo unë shpenzoj shumë. Do të blija një pronë, jo veturë apo ushqim të tepërt. Nuk besoj se do të pensionohesha megjithatë.

Student (16)

Do të dëshironit një shtëpi në vendlindje e një shtëpi jashtë. Do të mund të blinit një shtëpi në Londër, por jo një që do doja unë, me pishinë, saunë, dhomë sporti, fitnes dhe dhomë kinemaje.

Kontabilist (39)

Do të duhej ta dyfishonit këtë, 2 milionë funte. Do të mund t’i përmbushnit nevojat afatshkurtra me 1 milion, por në një vend ku ekonomia rritet do të nevojitet siguri. Do të paguaja apartamentin tim dhe të investoja pjesën e mbetur të parave.

Pensioniste (57)

Unë kam vendosur të dal në pension më herët, marr 12 mijë funte në vit. Një milion tingëllon mirë, në moshën time nuk kam nevojë të blej shtëpi. Po të kisha më shumë para do të udhëtoja. Paramendo sa shumë gjëra do të mund të bëje me 1 milion.

Studente (23)

Besoj se do të isha e lumtur me 1 milion. Nëse do të mund të blija një shtëpi do të ishte e mjaftueshme për tërë jetën. Do të isha rahat, një studio në shtëpi dhe të bëj diçka nga aty./21Media

Back to top button