A e përmbushi Albin Kurti premtimin se nuk do të punojë në baza partiake?

 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit ka emëruar sot Rifat Latifin ministër të Shëndetësisë.
Latifi, më 2009 ishte emëruar këshilltar për shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçit.
Lidhur me këtë, Kurti ka thënë se shumë prej njerëzve të cilët janë sot pjesë e Qeverisë së Kosovës, kanë qenë në angazhime të tjera të mëhershme edhe brenda vendit në kohëra të tjera.
“Nuk ka mesazh tjetër, përveç asaj që dëshirojmë të kemi një profesionist të dëshmuar”, ka thënë Kurti.
Rifat Latifi merr udhëheqjen e ministrisë së Shëndetësisë pasi u largua Arben Vitia, i cili ishte në garë për kryetar të Prishtinës, por nuk fitoi./21Media

Back to top button