Premtimi i parë i Rifat Latifit si ministër i Shëndetësisë

Ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, sot në konferencë për media, premtoi se ai me ekipin e tij do të angazhohet të ngrisin standardet jetësore, duke ngritur edukimin dhe trajnimin e të gjitha specializimve, si dhe ngritjen e të gjitha kapaciteteve njerëzore për hulumtime shkencore në shkencat mjekësore, si për mjekët ashtu edhe për infermierët dhe punëtorët shëndetësorë.

Kryeministri Albin Kurti, sot në konferencë për media informoi se Ministër i ri i Shëndetësisë do të jetë Rifat Latifi.
Rifat Latifi është kardiolog, i cili ka punuar që disa vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./21Media

Back to top button