Afro 3 milionë euro për rrugën Gjilan – Bujanovc

Rruga ka një gjatësi mbi 2.9 kilometra

Sot fillojnë punimet në zgjerimin e rrugës Gjilan – Bujanovc nga rrethrrotullimi i fabrikës se baterive deri te kyçja e Autoudhës R 7.1.

Rruga Gjilan – Bujanovc ka gjatësi mbi 2.9 kilometra dhe vlera e saj sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit është mbi 2 milionë e 860 mijë euro. Kjo rrugë do të bëhet me katër korsi, shtegun për këmbësorë dhe infrastrukturën tjetër përcjellëse, përfshirë edhe ndriçimin.

“Me këtë projekt do të zgjerohen dhe rregullohen edhe rrethrrotullimet te kthesa e fshatit Shillovë, që është nyja e unazës se qytetit të Gjilanit, rrethrrotullimi në Shillovë dhe ai te kyçja e Autoudhës R7.1 te bunari i Përlepnicës”, thuhet në njoftimin e ministrisë./21Media

Back to top button