131 oferta për 101 asete në vlerë mbi 4 milionë euro

Për 101 asete sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar gjithsej u pranuan 131 oferta

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 37 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 101 asete sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar gjithsej u pranuan 131 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 4 milionë e 884 e 29 euro.

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: http://www.pak-ks.org/ si dhe është transmetuar drejtpërdrejt edhe përmes Kp, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë, thuhet në njoftimin e dërguar nga AKP.

Back to top button