Ahmeti pas takimit: Nuk ka ndryshim të qëndrimeve për taksën

Ahmeti flet për letrën e SHBA-ve

Ka përfunduar takimi midis krerëve të vshtetit dhe përfaqësuesve të ekipit negociator për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ekipi negociator u ka dorëzuar draft-platformën  krerëve shtetëror, i cili pritet që nesër të dorëzohet në kuvend për rishqyrtimin e tij.

“Për platformën i kemi edhe disa diskutime pres që të premten ta dorëzojmë zyrtarisht. E diskutuam edhe një herë me krerët e vendit se mos kanë ndonjë koment përfundimtar për platformën”, është shprehur bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti pas takimit.

Sipas tij, në pjesën tjetër të takimit kryetari i Kuvendit u njoftua nga liderët të tjerë se e a kanë pranuar letrën e SHBA-ve.

“Mirëpo, edhe pas kësaj nuk ka ndonjë ndryshim të qëndrimeve”, ka thënë tutje Ahmeti.

Tutje, ai ka theksuar se ka mospajtime në Kosovë rreth kësaj çështjeje, mirëpo për këtë e merr vendimin Qeveria e Kosovës dhe jo të tjerët.

“Nuk duhet ta lëmë vetë njëri-tjetrin nëse marrim vendim ta mbajmë taksën atëherë ta mbajmë nëse jo atëherë ta heqim”, ka thënë Ahmeti.

 

 

Back to top button