Aksident me të lënduar në Mitrovicë

E konfirmon policia

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur në Mitrovicë. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 18:00, në rrugën rajonale Mitrovicë -Bajgorë përkatësisht në fshatin Stantërg. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kane kërkuar tretman mjekësor.”, ka deklaruar Zahiti./21Media

Back to top button