Aksident në Gjakovë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “UÇK” në Gjakovë, ku janë përfshirë dy vetura.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi për portalin rtv21.tv ka thënë se në këtë aksident ka edhe të lënduar.
“Në keto momente mund të ju konfirmoj se në rrugën UÇK ka ndodhur aksident trafiku me perfshirjen e dy automeve, përveç dëmeve materiale ka edhe të lënduar. Rasti është duke u hetuar nëse ka pjesëmarrës edhe të tjerë të përfshirë në aksident”, ka thënë Elezi./21Media

Back to top button