Aksident në Vushtrri, dy të lënduar

Në pasditen e sotme në Vushtrri, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, si pasojë e ndeshjes së pesë veturave

Mësohet se nga aksidenti ka edhe persona të lënduar, por  shkalla e lëndimit të tyre nuk është e rëndë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili konfirmoi lajmin për rtv21.tv, personat e lënduar pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Zahiti shton se Policia ka proceduar rastin si aksident trafiku me lëndime./21Media

Back to top button