Ambasadori Kosnett fillon takimin me Veselin

Në këtë takim do të diskutohet për taksën 100%

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett tashmë hyri në Kuvendin e Kosovës.

Ai është në takim me kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, e të dy bashkë pritet ta takojnë edhe kryeminsitrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë takim do të diskutohet për taksën 100 % ndaj mallrave serbe, masë kjo tregtare që kërkohet të hiqet nga SHBA.

Kreu i Qeverisë së Kosovës dje nuk ka dashur të komentojë nëse do të hiqet taksa ndaj mallrave serbe, ashtu siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Presidenti  Hashim Thaçi ka bërë apel që të hiqet taksa, pasi, sipas tij, ajo po cenon marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në.

Kosova ka vendosur masën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës më 21 nëntor, ndërsa më 28 dhjetor të vitit 2018, kjo taksë ka hyrë në fuqi edhe për brendet ndërkombëtare që importohen nga këto dy shtete.

Back to top button