Amerika i ndalon hyrjen të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi

Washingtoni ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për vëllezërit Bytyçi

Goran Radosavleviqit dhe anëtarëve të familjes së tij u është ndaluar hyrja në SHBA.

Departamenti amerikan i shtetit përmes një njoftimi ka bërë të ditur këtë ndalesë për shtetasin serb, me arsyetim përfshirjen e tij në raste që vlerësohen si shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

LEXO KËTU njoftimin e publikuar në faqen e departamentit amerikan të shtetit.

Vëllezërit Bytyçi ishin shtetas amerikanë dhe Washingtoni ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për ta. Vrasja e Ilir, Mehmet dhe Agron Bytyçit, më 1999 ka qenë kthesë jetike për marrëdhëniet SHBA- Serbi.

Trupat e pajetë të tre vëllezërve janë gjetur në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello në Serbi. Nuk dihet vendndodhja e tanishme e Radosavljeviqit./kp

Back to top button