Anulimi i provimit për noterë, Tahiri- Haxhiut: Shihemi në Gjykatë

Reagoi Tahiri

Pas vendimit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut për anulimin e provimit të noterisë, reagoi, ish ministri Abelard Tahiri.

Ai e ka quajtur këtë anulim si te papazë dhe të bërë në mënyrë precedentë. Tahiri është zotuar se kërë rast do ta dërgojë në Gjykatë.

“Ministrja e Drejtësisë e ka pasur premtim elektoral anulimin e këtij provimi për çfarë nuk kam asnjë problem, por ky veprim sot për sot arbitrar, do prodhojë pasoja juridike e administrative sepse paraqet shkelje flagrante të të drejtave të fituara nga qytetarët e Republikës së Kosovës.
Prandaj, mbi këtë bazë, unë do ta mbroj këtë çështje në Gjykatë, në konflikt administrativ dhe do kërkoj njohjen e provimit të noterisë për të gjithë kandidatët që kanë kaluar provimin.”, ka shkruar ndër tjerash Tahiri në Facebook./21Media

Back to top button