Thotë se 'storiet janë absurde' dhe kërkoi hetim për to

Thotë se ‘storiet janë absurde’ dhe kërkoi hetim për to

Arabia Saudite ka mohuar akuzat se princi i tyre ka qenë përgjegjës në hakimin e telefonit të shefit të Amazon, Jeff Bezos. Një mesazh nga numri i telefonit që shfrytëzohet nga princi është përfshirë në shkeljen e të dhënave, sipas raporteve.

Ambasada saudite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri të ditur se ‘storiet janë absurde’ dhe kërkoi hetim për to.

Fillimisht u pretendua se ky sulm ishte i lidhur me vrasjen e Jamal Khashoggi, në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, transmeton rtv21.tv

Përveç se është pronar i Amazonit, Bezos ka nën pronësi Washington Postin. Telefoni i tij është hakuar pas pranimit të një mesazhi në maj të vitit 2018, që ishte dërguar nga llogaria personale e Mohammed bin Salman, sipas the Guardian.

The Financial Times raporton se pas marrjes së mesazhit, telefoni i miliarderit filloi të shpërndante në mënyre sekrete informacione të shumta, pasi ai mori një skedar video të koduar nga princi.

Përmes një postimi në Twitter, ambasada saudite mohoi akuzat dhe kërkoi hetimin e rastit./21Media