Janë sekuestruar 6 mijë euro

Janë sekuestruar 6 mijë euro

Janë arrestuar dy persona të dyshuar për fajde, detyrim dhe kanosje. Policia e Kosovës njofton se viti i lindjes 1993, dhe B.Sh., viti i lindjes 1997dyshohet se kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë parash mbi dhjetë mijë euro nga një qytetar.

“Hetuesit policorë, në koordinim me organet e drejtësisë kanë kontrolluar dy lokacione, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Prishtinë. Në Fushë Kosovë, janë gjetur dhe sekuestruar: 6000 (gjashtë mijë) euro dhe dëshmi tjera, kurse në Prishtinë janë gjetur disa dokumente me shënime të ndryshëm (autorizime, kontrata, marrëveshje, akte noteriale etj.), të cilat do të përdoren si dëshmi në procedura të mëtejme gjyqësore.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./21Media