Arrestohen dy shtetas rusë në Leposaviq

Policia jep detaje për arrestimet

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas rusë, një femër dhe një mashkull, nën dyshimin se të njëjtit me veturën e tyre me targa të Malit të Zi e kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30 në fshatin Sarpelj, në Leposaviq.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa vetura u është konfiskuar.

Ndërsa rreth orës 20:00, në po të njëjtin fshat, janë arrestuar dy shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin se të njëjtit e kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button