Mazreku thotë se Kosova aktulisht nuk ka interes për bisedime

Mazreku thotë se Kosova aktulisht nuk ka interes për bisedime

Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Avni Mazeku, në emisionin “Click” në RTV 21, vlerësoi se aktualisht as rrethanat e brendshme dhe as të jashtme nuk janë në favor të Kosovës në raport me bisedimet me Serbinë.

“Ne nuk kemi mbërri me pas një konsensus institucional paraprakisht, do me thënë presidenti ka një qëndrim tjetër në raport me bisedimet në raport me zgidhjen finale të kësaj çështje, në raport me taksën, qeveria ka një qëndrim tjetër , nuk ka konsensus parlamentar. Parlamenti i Kosovës, përkatësisht partitë parlamentare nuk kanë një qëndrim. Nuk ka konsensus midis pozitës dhe opozitës. Derisa Kosova ta harmonizojë një konsensus të brendshëm cilat janë pikëpamjet .”, tha Mazreku.

Sa i përket rrethanave të jashtme Mazreku si faktor i përmendi zgjedhjet në SHBA.

“Në Shtetet e Bashkuara tash në vitin 2019 veç fillon njëfarë ere elektorale, fillojnë zgjedhjet brenda partive politike, viti 2020 është vit i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrjedhimisht zgjedhjet nuk do me thënë që e ndërrojnë komplet sjelljen e SHBA-së në raport me problemet që i ka bota dhe në raport me politikën e jashtme por megjithatë nuk është e favorshme për Kosovën.” deklaroi Avni Mazreku./21Media