Pas ciklonit Australia po përballet me një problem tjetër

Pas ciklonit Australia po përballet me një problem tjetër

Një peshkaqen i madh i cili konsiderohet si agresiv dhe një nga më të rrezikshmit në botë u zbulua në mes të rrugës pas rënies së nivelit të ujit në një qytetet të Australisë që u godit nga cikloni Debbie.

Fotot e peshkaqenit u bënë virale në mediet sociale kur autoritetet vendase u thanë njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi sepse peshkaqenë apo rreziqe të tjera mund të vinë nga përmbytja e rrugëve.

Grabitqari gjigand u gjet në një rrugë në Ayr, në veri të Queensland, pas stuhisë së shiut dhe erërave të forta që rezultoi me përmbytje të zonës.

Zjarrfikësit në Queensland dhe Shërbimi i Emergjencave Civile postuan në Twitter e Facebook fotografi të peshkaqenit, duke shkruar “Mendoni se jeni të sigurt nëse futeni në ujë? Mendoni përsëri! Ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë ndodhet nën sipërfaqen e ujit që ka përmbytur zonën gjatë stuhisë së ashpër dhe ciklonit Debbie”./21Media