Babë e bir përleshen mes veti
Njëri lirohet, tjetri në mbajtje
Dy persona babë e bir janë përleshur të shtunën në mesditë, në fshatin Saradran të Istogut. Në këtë rast ka intervenuar edhe Policia e Kosovës duke arrestuar dy të dyshuarit.
Sipas policisë shkak i kësaj përleshjeje ishte një mosmarrëveshje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar (babë e djalë), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes veti”, ka konfirmuar policia.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njeri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje./21Media