Bajrami thotë se nuk i zbritet paga Haradinajt, grevistëve u bën thirrje të mos dorëzohen

Hykmete Bajrami publikon një dëshmi

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami ka demaskuar kryeministrin, Ramush Haradinaj,që tha se ka kërkuar t’i zbritet paga.

Bajrami, ka thënë se me Draft-Ligjin që deputetët kanë marrë nga Qeveria, nuk i zbritet paga askujt.

Ajo ka bashkëngjitur për këtë si dëshmi, edhe Nenin 27 të këtij Draft-Ligji, pjesë e Kapitullit XI.

Haradinaj, sot gjatë ditë, pas një takimi që kishte me minatorët në Mitrovicë, të cilët janë në grevë, se ka kërkuar nga ligjvënësit që t’i zvogëlojnë rrogën atij.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se më parë, nuk ka pasur ligj për pagat në Kosovë. Ai tha se më në fund po bëhet ligji.

“Kam këkru prej këtyre që e bëjnë ligjin, me e ulë vetëm një pagë, të kryeministrit, vetëm atë kam thënë ule. Mos me prek asnjë pagë që paguhet prej publikut, kryeministrit po, i takon me e ulë. Kam kërku krejt sektorëve me iu rritë, 80 milionë e shtojmë koston e ligjit në vit, qetash. E kam pa që me ligj, me mandat qeverisës, hala pa shku në fund të mandatit pak para zgjedhjeve që jemi kah veprojmë kështu”, tha Haradinaj.

E deputetja Bajrami, ish-ministre e Tregtisë dhe Industrisë, ka bërë thirrje të gjithë grevistëve në Kosovë që të mos dorëzohen.

“Nëse pagat e juaja nuk ngriten atëherë le të zbriten pagat e politikanëve”, ka thënë ajo. “Grevë në arsim, grevë në shëndetësi, grevë në Trepçë, grevë në administratë. Krejt sektori publik në grevë. – Kush po punon? – Sektori privat. – Kush po e mbushe arkën e shtetit? – Tatimet dhe taksat nga sektori privat (Qeveria ka rrite numrin e inspektorëve). – A ka greve ne sektorin privat? – Jo. Kështu lulëzon ekonomia!!!”, ka qenë komenti i Bajramit.

Duke iu drejtuar grevistëve ajo ka thënë se asnjëherë nuk e ka përkrahur ngritjen e pagave që nuk është bazuar në rritjen ekonomike.

“I takoj partisë e cila këtë çështje e ka rregullu me Ligj, megjithatë këto ditë jam me juve, sepse e di pse keni hy në grevë. Të gjitha këto greva origjinën e kanë te dyfishimi i pagave në Kabinetin Qeveritar dhe draft Ligji për Pagat që i betonon ato tutje”, ka thënë ajo përmes një postimi në “Facebook”./21Media

Back to top button