Basha u shpreh se rilindasit gjetën të bëjnë humor të zi me shqiptarët

Basha u shpreh se rilindasit gjetën të bëjnë humor të zi me shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vazhduar takimet elektorale, ku sot në Berat ku dhe ka premtuar ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt.

Në fjalën e tij, Basha u shpreh se rilindasit gjetën të bëjnë humor të zi me shqiptarët, sepse numri i të vetëvrarëve është rritur me 50%, pasi u rrit numri të papunësisë, u varfëruan më shumë dhe shqiptarët u detyruan të braktisën Shqipërinë.

“Dëgjoje mirë, Edi Rama, zërin e qytetarëve të Beratit që më 25 qershor do ta hedhin në Osum me gjithë tepsinë. Kush e varfëroi Shqipërinë këto katër vite, kush e rriti çmimin e naftës dhe bënte pazare këto katër vite?! Dihet, Edi Rama dhe qeveria e tij. Sepse për katër vit Edi Rama nuk u morë më hallet e qytetarëve dhe sot vazhdon me të njejtat premtime si katër vite më pare, sepse nuk mendon për asnjë gjë tjetër, por vetëm për timonin, pushtetin e tij”, tha Basha.

Ai shtois e plani i tij është zgjidhja e një ekonomie të fortë dhe të sigurt, me taksa të ulta, me ulje të TVSH-së, ulje të çmimit të naftës dhe punësim për qytetarët.

Basha theksoi se Shqipëria është vendi me të ardhura më të ulta në Ballkan dhe çmimin më të lartë të naftës në Evropë.

Në fund Basha tha se Edi Rama refuzon debatin televiziv, sepse ai bazohet te gënjeshtrat.