Bekim Jashari flet për sulmin e vitit 1998

“Familja Jashari kishte të qartë se forcat policore serbe përsëri do të ktheheshin në Prekaz”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka kujtuar sulmin e 21 viteve më parë që ishte bërë mbi familjen Jashari nga forca policore serbe.

Djali i Hamzë Jasharit,  ka kujtuar momentin kur nga këto sulme kanë mbetur të plagosur disa anëtarë të familjes.

“21 vite më parë Familja Jashari u sulmua për herë të dytë brenda pak muajsh, nga forca të shumta policore serbe, të pozicionuara në ish-Fabrikën e Municionit, pak metra larg shtëpive të familjes. Edhe përkundër një aksioni policor që kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 22 janarit të vitit 1998, në një sulm tinëzar, ku mbeten të plagosura vajza e Rifatit Iliriana dhe Hamzës, Selvetja, meshkujt e familjes por edhe anëtarët tjerë, iu kishin përgjigjur në të njëjtën mënyrë krismave të armikut”, ka deklaruar Bekimi në Facebook.

Sipas Bekimit, pas kësaj ngjarje familja e Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari e kishte të qartë se forcat policore serbe përsëri do të ktheheshin në Prekaz.

“Pas kësaj ngjarjeje, Familja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, e kishte të qartë se forcat policore serbe herët a vonë do të ktheheshin përsëri në Prekaz. Dhe se pjesa tjetër e historisë së kësaj  është lavdia e popullit shqiptar. Dhe, më 5, 6 dhe 7 mars të po atij viti, historia do të ndryshojë përgjithmonë. Pjesa tjetër e historisë është lavdia e popullit shqiptar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Familjen Jashari, heronjtë dhe martirët e Kosovës!”, ka shkruar më tutje Jashari.

Në sulmin e tretë nga forcat Sebre në familjen Jashari, i cili kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin. /21Media 

Back to top button