Belegu: Kjo qeveri do t’i vendos fundin skemave sociale

Belegu flet për skemat sociale

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se zhvillimi ekonomik do të jetë prioritet gjatë vitit 2019, në takimin me drejtues të Odës Ekonomike Amerikane.

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Erolld Belegu në emisionin, “Click” të RTV21 duke folur lidhur me skemat sociale tha se vet fakti se këtë vit janë koncentruar më shumë në ekonomi, tregon pak a shumë se kjo qeveri do t’i vendos fundin skemave sociale.

“Tepër skema sociale janë aprovu, do prej qejfit do prej zorit, por sidoqoftë mendoj që edhe populli duhet me kuptu që shteti, punësimin dhe sektorin publik edhe skemat sociale nuk munden me ekzistu pa biznesin privat sepse është biznesi privat është ai i cili paguan tatim e ky tatimi vjen në shtet edhe shteti pastaj e ndan qoftë në skema sociale, qoftë në rroga të sektorit publik”, ka thënë Belegu./21Media

 

 

Back to top button