Berisha: Gjest frikacak dhe hakmarrës i Edi Ramës

Komentoi vendimin e Gardës

Ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar për herë të parë për Ora News, vendimin e Gardës së Republikës për t’i hequr mbrojtjen ligjore.

Berisha tha se kjo është një hakmarrje e Edi Ramës, por ai është më i fortë dhe më i sigurtë se kurrë mes qytetarëve.

“Ndihem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë. Një gjest frikacak dhe hakmarrës i Edi Ramës por unë jam mes qytetarëve më i fortë se kudo tjetër. Do të vazhdoj çdo minutë, çdo orë, çdo javë, çdo muaj betejën  deri në çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri derisa shqiptarët të votojnë të lirë siç u takojnë.”, ka thënë ai.

Pas protestës së 16 shkurtit garda ka vendosur që ish kryeministrit Sali Berisha, t’i heqë mbrojtjen ligjore që e ka gëzuar prej disa vitesh për shkak të funksioneve. Nga ana e Gardes gazetaret konfirmojnë se i ka përfunduar afati për mbrojtjen, kjo ishte dhe arsyeja, por që koha përkon me protestën e 16 shkurtit./oranews

Back to top button