Beyonce publikon albumin e ri

Beyonce ka publikuar të premten albumin e saj më të ri dhe të shumëpritur nga fansat.

Albumi quhet “Cowboy Carter” dhe përmban 27 këngë, ku kulminante janë “Teksas Holdem” dhe “Sixteen Carriages” të publikuara më herët gjatë këtij viti.

Mes hiteve të shumta, ky album, i teti në karrierën e saj ka edhe bashkëpunime me yje të tjerë të muzikës “country”, me të cilët ka ndërthurur zërat, ku veçohet Willie Nelson me këngën Smoke Hour.

42-vjeçarja del për të parën herë nga zhanri i saj tradicional muzikor dhe i kushton albumin e ri muzikës “country”.

Back to top button