Bie nga kati i gjashtë, vdes punëtori turk

Një person, shtetas i Turqisë ka vdekur aksidentalisht dje rreth orës 11:10 në Gjilan

Sh. A, ishte punëtor i kualifikuar për montimin e ashensorëve dhe gjatë përcjelljes së punëve ka renë nga një objekt gjashtë katesh.

“Stacioni Policor në Gjilan është njoftuar nga Spitali Rajonal se një person është sjellë aty me lëndime të rënda trupore pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policies rajonale.

Sipas Policisë së Kosovës njësitet reaguese me të arritur në emergjencë kanë kuptuar se viktima Sh. A. (1970) shtetas i Turqisë, ishte punëtor i kualifikuar për montim e ashensorëve dhe udhëheqës kryesor i punëve, gjatë përcjelljes së punëve ai kishte ra nga një objekt ndërtimor që është në ndërtim e sipërm derisa kishte qen duke rregulluar ashensorin e ndërtesës.
Hetimet regjionale së bashku njësitet e Krim-Teknikës dhe me prokurorin e shtetit kanë dale në vendin e ngjarjes dhe kane bërë procesimin e vendit të ngjarjes, ka njoftuar policia.

“Nga intervista me dëshmitarë që kanë qenë bashkë me tani të ndjerin në momentin kritik është kuptuar se i ndjeri aksidentalisht nga kati i gjashtë ku kishte qenë në shkallë metalike lëvizëse ishte rrëzuar dhe kishte rënë në tokë. Pas kësaj situate nga punëtoret tjerë të atij objekti ishte dërguar në Qendrën Emergjente Spitalore në Gjilan, mirëpo nga mjekët e qendrës emergjente ishte konfirmuar vdekja e tij”, thuhet më tutje në njoftimin e PK-së

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në IML-ë në Prishtinë për kryerjen të Autopsisë. Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti është inicuar dhe klasifikuar” Vdekje e dyshuar”, në bashkëveprim me prokurorinë rasti është në procedurë hetimore nga njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës Drejtoria Rajonale e policisë Gjilan./21Media

Back to top button