Bizneset kërkojnë: Prokurimi publik të mos jetë burim i korrupsionit

Mujka shprehu zotimin e administratës komunale për të luftuar korrupsionin

Korrupsioni në Kosovë është i pranishëm kryesisht në aktivitete të prokurimit publik, derisa në shumicën e rasteve fituesit e tenderëve përcaktohen paraprakisht.

Në mënyrë që praktikat e tilla, të cilat cenojnë konkurrencën e drejtë dhe të barabartë të ndryshohen, bizneset kërkojnë ndërprerjen e përgatitjes së specifikacioneve teknike të tenderëve, duke ia përshtatur specifikave të kompanive të caktuara.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Faruk Mujka, shprehu zotimin e administratës komunale për të luftuar korrupsionin, duke ftuar të gjitha bizneset që ta raportojnë atë.

Ai iu referua edhe iniciativës konkrete të Komunës së Mitrovicës për shpërblimin me 5 mijë euro të çdokujt i cili në mënyrë të dokumentuar raporton një rast të korrupsionit.

Ai i bëri këto komente gjatë punëtorisë së organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me bizneset e rajonit të Mitrovicës, administratën komunale dhe përfaqësuesit e Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal, në përkrahje të Projektit të UNDP për Përkrahje të Përpjekjeve për Luftimin e Korrupsionit (SAEK).

Bizneset kërkuan nga autoritet përkatëse që raportimet e tyre të trajtohen me seriozitet, ashtu që ata të mos dekurajohen nga raportimi në të ardhmen, si pasojë e mungesës së rezultateve konkrete në luftimin e tij.

https://rtv21.tv/atk-nje-nder-institucionet-perceptim-te-korrupsionit-te-ulte/

Back to top button