S’ka më barrikada, zhbllokohet Jarinja

Rruga për në pikën kufitare në Jarinjë është zhbllokuar pas tërheqjes së protestuesve serbë dhe Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Ekipi i RTV21 nga Jarinja raporton se në orën 14:30 Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është larguar dhe protestuesit janë shpërndarë në mënyrë të qetë. Ndërsa, forcat e KFOR-it janë pozicionuar aty dhe po monitorojnë gjendjen.

Po ashtu në rrugën për në Bërnjak janë liruar të dy korsitë për qarkullim./21Media

Back to top button