Britania e Madhe u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian

Dalja e Britanisë nga BE-ja u prit me organizime të veçanta

Pas 47 vjetëve, Britania e Madhe në këto çaste zyrtarisht u shkëput nga Bashkimi Evropian.

Ora 23:00 sipas kohës britanike, shënoi largimin e Britanisë së Madhe nga familja evropiane, ku ka qëndruar për 47 vjet.

Ndarja u prit me organizime të veçantë në Londër, ku dhjetëra-mijëra përkrahës të Brexit-it dolën në sheshe dhe në Qendrën e Londrës për të festuar momentet e para të ndarjes nga Brukseli.

Britanikët i thanë po ndarjes nga Bashkimi Evropian gjatë një referendumi që ishte mbajtur në vitin 2017.

Bashkimi Evropian nga sot do të ketë 27 shtete, pa Britaninë e Madhe, njërin nga shtetet më të fuqishme evropiane.

Back to top button