Rritje 100% të buxhetit do të ketë edhe Policia e Kosovës

Rritje 100% të buxhetit do të ketë edhe Policia e Kosovës

Ushtria e vendit tonë sivjet pritet ta ketë buxhetin e saj 13 milionë e 400 mijë euro, pjesa dërmuese e këtyre mjeteve financiare do të destinohen për blerjen e armëve dhe municionit. Rritje të buxhetit 100 përqind sikur për FSK-në, do të ketë edhe për Policinë e Kosovës nga 1.3 milionë në 2. 5 milionë euro.

Kjo rritje e buxhetit për vitin 2020 ka për qëllim forcimin e ushtrisë, policisë dhe sovranitetin e vendit tonë.

Po në këtë vit sikur në vendet e rajonit, pritet që Kosova me Kodin e ri të doganës dhe akcizës të ngritë limitin e lirimeve doganore për mallrat e importuara, nga 20 euro sa është aktualisht në 40 euro.

Ministri në detyrë i Financave, Lulëzim Rafuna në një intervistë për kp tha se buxheti është interes publik për vendin dhe për sigurinë e vendit, sipas të cilit duhet të procedohet tutje dhe të ketë një ujdi mes partive parlamentare për ta votuar buxhetin rreth 2.5 miliardë euro.