Çka ndodhi në sallën “1 Tetori”, flasin nga ministria për RTV21

“Vaksinimi nuk është ndalë për asnjë moment”, kështu ka thënë për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Ai ka mohuar raportimet se procesi i vaksinimit në “1 Tetori” në Prishtinë është ndërprerë.
Megjithatë, Hoti tha se ka pasë disa probleme teknike që kanë vështirësuar procesin.
“Ka pasë veç disa vështiresi teknike me i regjistruar në sistem digjital, të interesuarit janë regjistruar në mënyrë manuale dhe tash të dhënat e tyre bartën në sistem, por vaksinimi nuk është ndalë”, tha ai duke sqaruar se regjistrimi deri pasdite është bërë në mënyrë manual.
Vaksinimi kundër Covid-19 dhe gripit sezonal po vazhdon në sallën “ 1Tetori”.
Në 24 orët e kaluara janë administruar 3 mijë e 991 vaksinime. 770 mijë e 941 qytetarë kanë marrë edhe dozën e dytë, ndërsa numri total dozave të adiminstruara janë 1 milion e 640 mijë e 380./21Media

Back to top button