Capital T paralajmëron projekt të ri muzikor

Reperi, Capital T i ka paralajmëruar fansat se do të sjell një projekt të ri muzikor.
Ai përmes një postimi në ”Instagram”, ka treguar disa rreshta që do t’i përmbajë kënga e re.
”Hypem nalt krejt u kon me PLAN, çka kom une faj, nese marr pare, t’miren t’keqen me ekip e ndaj”, ka shkruar artisti krahas fotografisë.

Artisti gjithashtu ka një kohë të gjatë që ka paralajmëruar se është duke punuar në albumin e ri. Kështu, i njëjti ka bërë të ditur se albumi do të publikohet në këtë muaj(dhjetor).
”Heart Broken Kids” siç është emëruar albumi, do të jetë projekti përmbyllës i këtij viti për reperin.

Ndërsa, projekti i fundit nga Capital T është ”Flakë”, të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me artisten, Elvana Gjata.
Kënga është publikuar më 5 Nëntor./21Media

Back to top button