Fjalës së saj i ka qëndruar mbrapa edhe deputeti Zafir Berisha

Fjalës së saj i ka qëndruar mbrapa edhe deputeti Zafir Berisha

Deputetja e Vetëvendosjes, Puhie Demaku ka kritikuar deputetët e pozitës për siç ka thënë ajo për marrëveshjen që Kosova ka nënshkruar e që janë me fusnotë e jo si shtet.

Demaku i ka pyetur deputetët e PDK-së dhe LDK-së nëse janë deputetë të Republikës apo të fusnotës.

Kjo deklaratë nga ana e saj ka ardhur pasi që në seancë është hedhur për shqyrtim Projektligji  për ratifikimin e Marrëveshjes lidhur  me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.

Njëjtë si Demaku ka thënë edhe deputeti i Nismës, Zafir Berisha, sipas të cilit partia e tij nuk do ta votojë këtë marrëveshje./21Media