Dhuna seksuale, por si trajtohen vajzat dhe gratë sot në Kosovë?

“Burrat edhe djemtë i shohim si njerëz, ndërsa gratë edhe vajzat i shohim si femra”

Rasti dhunimit të një të miture në Drenas nga mësimdhënësi dhe hetuesi policor ka ngjallur reagime të shumta në sferën publike. Lidhur me këtë u diskutua sot ne emisionin “Click” në RTV 21.

Antropologia Nita Luci tha se është e nevojshme të adresohen pabarazitë dhe abuzimet që përkrahen në mënyrë strukturore.

“ Kemi të bëjmë me kulturë edhe mendësi, kjo kulturë edhe mendësi prodhohet prej diçka, prodhohet prej mënyrës se si e kemi normalizu pabarazinë…burrat edhe djemtë i shohim si njerëz, ndërsa gratë edhe vajzat i shofim si femra”, tha Luci.

Ajo shtoi se rrejdhimisht gjithçka që mendojnë dhe veprojnë gratë shihet si dyshim dhe mendohet se ka ndonjë motiv tjetër pas asaj./21Media

Back to top button