Rasti mbetet nën hetime

Rasti mbetet nën hetime

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri, dje rreth orës 01:45 në Lipjan.

Sipas policië, shkaqet e djegies së shtëpisë ende janë të panjohura, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Raportohet se për shkaqe të panjohura është përfshi nga zjarri shtëpia pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar”, ka konfirmuar policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet./21Media