Serbët e Kosovës nën presionin e Beogradit

Serbët e Kosovës nën presionin e Beogradit

Organet kompetente në Prishtinë dhe Beograd nuk duhet të zvarrisin zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, përndryshe mekanizmat ndërkombëtarë duhet të kërkojnë drejtësi nga Beogradi dhe Prishtina se çfarë kanë bërë deri më tash. Kështu u tha në prag të njëvjetorit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, në një konferencë për media në Çagllavicë “Një vit nga vrasja e Oliver Ivanoviqit dhe skena politike serbe në Kosovë pas asaj vrasjeje”. Panlistët kanë thënë se humbja e Ivanoviqit, ndikoi edhe në zbehjen e lirisë së fjalës për komunitetin serb në Kosovë dhe se për këtë e shohin përgjegjëse edhe Listën Serbe./21Media