Diskutimet në mbledhjen e LDK-së, kush pro e kush kundër koalicionit?!

Po vazhdon mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka mbledhur Kryesinë, kjo mbledhje e cila ka nisur në orën 10:00 ende nuk ka përfunduar.

Ndërkohë, burime të RTV 21 brenda mbledhjes së Kryesisë së LDK-së bëjnë të ditur se kryetari Isa Mustafa e ka përmendur edhe njëherë ofertën e fundit të Vetëvendosje, që LDK ta ketë presidentin. LVV kërkon Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Siç mëson RTV 21 deri më tani kundër koalicionit me Vetëvendosje është vetëm nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ndërsa nënkryetarja tjetër, Vjosa Osmani është shprehur pro koalicionit me Vetëvendosjen e që presidenti t’i takojë VV-së./21Media

 

Back to top button