​Akili e pëson në raundin e dytë të Evropianit të xhudos në Zagreb

(Lajm i përditësuar)


​Akili e pëson në raundin e dytë të Evropianit të xhudos në Zagreb

Xhudisti ynë, Akil Gjakova është mposhtur qysh në raundin e dytë të Kampionatit Evropian të xhudos për Senior që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova u mposht në raundin e dytë nga xhudisti nga Bullgaria, Mark Hristov.

Akili e nisi me fitore raundin e parë të këtij Evropiani, duke e mposhtur sllovenin Martin Hojak, ndërsa në të dytin e pësoi nga bullgari Mark Hristov.


​Akil Gjakova e nis me fitore Evropianin e xhudos në Zagreb

Xhudisti jonë, Akil Gjakova e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian të xhudos për Senior, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova në raundin e parë e mposhti xhudistin slloven, Martin Hojak.

Tani, në raundin e dytë Akili do të përballet me xhudistin nga Bullgaria, Mark Hristov.

Back to top button