​Sekuestrohet duhan i kontrabanduar

​Policia e Kosovë ka parandaluar një rast të kontrabandës me duhan gjatë patrullimit të pikës kufitare Hani i Elezit në fshatin Krivenik.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se drejtuesi i automjetit pasi e ka vënë re se është pikasur nga patrullat policore, ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të territorit të Maqedonisë.

“Policia ka tërhequr automjetin me targa të dhe Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar: 360 pako x 800 gr = 288 kg, të llojit lord, 79 pako x 500 gr = 39.5 kg, të llojit marlboro, 60 pako x 500 gr = 30 kg, të llojit llord, 60 pako x 500 gr = 30 kg të llojit dunhill, 80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit davidof, 80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit ëest, 20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit royal dhe 20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit virginia”, thuhet në nkomunikatën për media.

Gjithsej sipas policisë janë sekuestruar 487.5 kg duhan i gatshëm për treg.

“Vlera e malit dhe e akcizës mbetet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës. Malli dyshohet të jetë sjellë kontrabandë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore”, thuhet tutje në komunikatë.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij, malli i kontrabandë dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor Hani i Elezit./21Media

Back to top button