Diskutohet për bashkëpunimin ekonomik Kosovë-Turqi

Ambasadorja e Turqisë u njoftua për situatën Makro-Fiskale

Ministri i Financave, Bedri Hamza sot ka pritur në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Siç bëhet e ditur në komunikatë, ministri Hamza dhe ambasadorja  Kiliç u pajtuan për thellimin e  bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushat e interesit të përbashkët.

Ambasadorja e Turqisë u njoftua për situatën Makro-Fiskale në vend si dhe gjatë takimit u diskutua edhe për rëndësinë që ka bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Ministri Hamza gjithashtu e njoftoi Ambasadoren Kiliç për prioritetet e Ministrisë së Financave dhe për hapat e ardhshëm që do të ndërmerr. ”Ndër të tjera e njoftoi atë edhe për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë, për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend”, bëhet  e ditur në komunikatën e ministrisë./21Media

Back to top button