Në konferencë marrin pjesë edhe liderët nga Kosova

Në konferencë marrin pjesë edhe liderët nga Kosova

Liderë politikë dhe ushtarakë nga vende të ndryshme të botës ndodhen në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në qytetin e Mynihut.

Brenda afatit treditor të kësaj konference ku diskutohen shumë tema që e preokupojnë komunitetin ndërkombëtar, temë diskutimi është edhe Ballkani Perëndimor.

Në mesin e shumë personaliteteve nga Ballkani, ndodhet edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Albin Kurti, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Të premten në ditën e parë të konferencës është nënshkruar një marrëveshje e rëndësishme përmes së cilës synohet të rihapet linja hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja u firmos nga delegacioni kosovar i përbërë prej Xhemë Veselit, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupevës, drejtor i Infrastrukturës Rrugore.

Ndërsa nga pala serbe, ka qenë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ai i cili e ka firmosur dokumentin.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në praninë e Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu aty ishin edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Konett dhe ambasadori i SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell.