Dogana rritë të hyrat për 3.4 përqind më shumë se një vit më parë

Berisha: Ndikimi i MSA-së në taksën doganore, rreth 11 milionë euro

Nga janari i këtij viti deri në qershor, Dogana e Kosovës ka realizuar të hyra 466 milionë euro apo rreth 16 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjte të vitit të kaluar. Këto të dhëna i ka bërë të ditur drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.

Sipas Berishës hyrja në fuqi e MSA-së vitin e kaluar dhe ndryshimet e taksave doganore nga Qeveria kanë pasur ndikim me rreth 20 milionë euro më pak të hyra./21Media

Back to top button