Dy produktet që më së shumti po mungojnë pas taksës

Kryetari i OEK, Berat Rukiqi tha se janë duke u angazhuar për të arritur ndonjë marrëveshje me Kroacinë, Turqinë dhe Bullgarinë

Gruri dhe hekuri janë dy produktet që po u mungojnë më së shumti bizneseve kosovare që lëndën e parë e merrnin nga Serbia.

Sot në një konferencës për media Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tregoi se për mungesën e grurit janë duke u angazhuar për ndonjë marrëveshje me Kroacinë, Turqinë dhe Bullgarinë. Këto u thanë gjatë publikimit të raportit “Indikatori matës i tendencës në biznes për tremujorin e tretë të vitit 2018”.

Rukiqi njoftoi se se janë intervistuar 447 kompani nga sektorë të ndryshëm, prej së cilave vetëm 46% e kanë vlerësuar të kënaqshme gjendjen në biznes. Rukiqi shtoi se gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018 është rritur aktiviteti ekonomik.

Lidhur me taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë, Rukiqi tha se efektet e saj do të shihen në raportin e tremujorit të katërt, i cilido të publikohet kah fundi i janarit. Përmes një dokumenti, Rukiqi përmendi një sërë barrierash që Serbia i ka bërë Kosovës në lidhje me mallrat që janë importuar. E për këtë, sipas tij as CEFTA e as Komisioni Evropian nuk kanë dhënë përgjigje.

Këtë të hënë do të hapet panairi i agrobiznesit ku pjesëmarrëse do të jenë 40 kompani, prej tyre 38 nga Kosova, një nga Kosova e një nga Italia.

Qeveria e Kosovës më 21 nëntor ka miratuar vendimin për ngritjen e taksës në 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe BeH. Ky vendim ngjalli shumë reagime edhe nga bashkësia ndërkombëtare, ndërkohë që serbët në veri të Mitrovicës kanë protestuar disa herë për kundërshtimin e kësaj takse.

Back to top button